Shqipëria të forcojë shtetin ligjor për investime amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gresa Kraja

Dy javë pas nënshkrimit të memorandumit të parë për bashkëpunim ekonomik dhe në prag të investimit më të madh amerikan në Shqipëri, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim të premten u tërhoqi vërejtjen autoriteteve shqiptare për problemet me shtetin ligjor, të cilat ajo i identifikoi si pengesë kryesore për prosperitetin ekonomik të vendit.

“Që kur kam ardhur, kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e sfidave me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe investitorët e huaj,” tha Yuri në fjalën e saj të mbajtur në takimin e përvjetshëm të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

“Të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcojë dhe përmirësojë integritetin e tij në mënyrë që investime të huaja direkte kuptimplota të vijnë në vend. Ekziston mundësi dhe potencial i pabesueshëm këtu për të rritur ekonominë”, tha ajo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria nënshkruan për herë të parë në fillim të tetorit një memorandum të bashkëpunimit ekonomik, për të cilin ambasadorja amerikane tha se “beson se është një arritje domethënëse në ngritjen e marrëdhënieve tona ekonomike që të përputhen me marrëdhëniet tona dypalëshe tashmë jashtëzakonisht të thella politike”.

Bëhet fjalë për Hidrocentralin e Skavicës, pjesë e Kaskadës së Drinit, që është konsideruar vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik në rajonin me burime të pakta energjetike dhe një nevojë në rritje.

Ndërtimi i këtij hidrocentrali është thënë që do të arrijë vlerën e rreth 350 milionë eurove.

“Hapi fillestar ishte shumë premtues, me firmën amerikane Bechtel që firmosi një marrëveshjeje për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie të vetme amerikane. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri. Por, nuk mund të mjaftohemi vetëm me një hap të parë. Ne duhet të kemi vrullin për të bërë përpara me një Dhomë Amerikane të përkushtuar, të angazhuar dhe energjike, duke ndërtuar mbi sukseset e njëzet viteve të fundit dhe duke ecur në dekadën e ardhshme me një agjendë ambicioze”, tha ambasadorja.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Javë më parë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte thënë se investimi amerikan në këtë projekt është “shprehje e konsideratës së SHBA-ve për qeverisjen e Shqipërisë” duke iu referuar tërthorazi orientimit pro-amerikan të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dy javë më parë ka kërkuar nga Shqipëria t’ua kthejë shpinën investimeve kineze në kuadër të përpjekjeve rajonale të administratës amerikane ta mbajë primatin e ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor, në kohën kur Rusia dhe Kina kanë rritur presionin për të ushtruar ndikim ideologjik dhe ekonomik në rajon./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV