Shifra rekord në Iran, arrin në 30 mijë numri i viktimave nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani njoftoi të shtunën se vdekjet nga koronavirusi kanë kaluarën shifrën prej 30,000. Ky është shteti i goditur më së keqi nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 253 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 30,123. Ai shtoi se 4,721 pacientë me koronavirus, janë në gjendje kritike.

Që prej shënimit të rasteve të para me koronavirus në muajin shkurt, deri më tani, Irani ka regjistruar mbi 526,000 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Në javët e fundit, në këtë shtet ka pasur rritje të numrit të viktimave, gjë që ka detyruar zyrtarët të rikthejnë masat kufizuese, por duke evituar mbylljen e përgjithshme, e cila do të ndikonte në ekonominë, tashmë të goditur keq nga sanksionet amerikane.

Më herët gjatë javës, autoritetet njoftuan se kanë vendosur ndalimin e qarkullimit në pesë qytete të mëdha, përfshirë edhe në kryeqytet Teheran, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit./rel/

Të fundit

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Lajme të tjera

Web TV