“Unë thashë PO”, Fjolla Morina pranon propozimin për martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjolla Morina ndodhet ‘arrest shtëpie’ në qytetin e Kukësit. Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj.

Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buqet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazën, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin për martesë. “Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Edhe pse ajo nuk e ka bërë publik emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, mësohet se bëhet fjalë për Fisnik Sylën, me të cilin Fjolla është ndaluar në pikën kufitare në Morinë.

Këngëtarja e njohur nga Kosova rreth një muaj më parë u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak” në pikën kufitare të Morinës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV