Zbardhet vrasja në Himarë/ Leka e ekzekutoi me 5 plumba Goron, pasi e gënjeu për apartamentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Himarë, ku është ekzekutuar biznesmeni i ndërtimit Niko Goro.

51-vjeçari ka qenë në praninë e motrës dhe djalit të tij në momentin kur është qëlluar me 5 plumba nga një distancë e afërt në shëtitoren e qytetit.

Nga plumbat është lënduar edhe motra e tij, por pa rrezik për jetën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se ka vënë në pranga autorin, i cili është identifikuar si Kliti Leka, 53 vjeç banues në Tiranë.

Autorit i është gjetur në makinë një automatik kallashnikov dhe një pistoletë.

Motivi i krimit- Burime për Fjala.al tregojnë se konflikti mes Goros dhe Lekës ka nisur nga një marrëveshje për ndërtimin e një pallati në Himarë, ku 53-vjeçari, i ka vënë në dispozicion tokën për ndërtimin e tij dhe në këmbim të saj do të merrte dy apartamente.

Të njëjtat burime theksojnë se dy vite më parë, Goro kishte lidhur një marrëveshje me Kliti Lekën, i cili sipas kësaj marrëveshje, do të vinte në dispozicion tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën, biznesmeni Goro do të ndërtonte pallatin.

Në fakt, Goro e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës, por nuk i kishte dhënë pjesën që i takonte Kliti Lekës.

Mësohet se pjesa që i takonte 53-vjeçarit, ishte përllogaritur në dy apartamente, ndërsa ky i fundit ka marrë vetëm një apartament.

Ky ka qenë edhe shkaku i konfliktit mes palëve, sipas burimeve të Fjala.al, që i mori jetën të shtunën në mëngjes biznesmenit dhe ish-futbollistit të Flamurtarit, Niko Goro.

Gjithashtu, është mësuar se mes Niko Goros dhe Kliti Lekës ka pasur negociata edhe gjatë kësaj periudhe, por pa rezultat pasi Leka e ka ndjerë vetën të mashtruar nga biznesmeni, i cili rezulton të jetë edhe mik i afërt i familjes së kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Lexo edhe :  Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Si ndodhi vrasja- 53-vjeçari të shtunën ka vendosur të vërë në zbatim planin e ekzekutimit të biznesmenit Goro, ku fillimisht ka vendosur të marrë me qira një makinë, me të cilën do udhëtonte drejt Himarës.

Me të mbërritur atje, Leka ka pikasur objektivin që ndodhej në makinë dhe ka vendosur ta ndjekë atë me mjetin që kishte marrë me qira. Mësohet se sapo Goro ka hyrë në një supermarket në Himarë në pronësi të motrës së tij, Kliti Leka është ndaluar, por pa dalë nga mjeti dhe e ka pritur atë jashtë.

Sapo biznesmeni ka dalë nga supermarketi për t’iu drejtuar makinës së tij, 53-vjeçari ka zbritur me shpejtësi nga makina dhe e ka qëlluar 5 herë me automatik, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe duke plagosur në këmbë motrën e tij, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Kliti Leka është filmuar nga një kamer sigurie të një biznesi afër vendit të ngjarjes, ndërsa dallohet të ketë vepruar krejt i vetëm.

Pasi ka kryer krimin, ai ka hipur në makinë për t’u larguar menjëherë nga aty, por makina e tij është lokalizuar shumë shpejt nga policia, pasi edhe dëshmitarët në vendngjarje treguan me detaje karakteristikat e mjetit.

Autori i krimit pasi është arrestuar nga policia ka pranuar vrasjen, ndërsa të dielën ose ditën e henë pritet të dalë para Gjykatës së Vlorës, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Trafik droge me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 3”. Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë,...

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës. Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të...

Goditen dy raste paligjshmërie në Kukës! Sekuestrohen mallra kontrabandë,lëndë narkotike

Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues...

Sot Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta pritet të flasë nga burgu

Në Tiranë ditën e sotme (1 shkurt) do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11: 00, në...

Durrës Yachts & Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar

Eagle Hills njofton një arritje të rëndësishme në zhvillimin e Durrës Yachts & Marina: leja zyrtare për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort...

Lajme të tjera

Web TV