Defektet e qeverisjes në 8 vjet/ Si përgjigjet Damian Gjiknuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri bënë bilancin e 8 viteve qeverisje, por dhe defektet e saj. Gjatë intervistës në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Gjiknuri tha:

 

-Zoti Gjiknuri çfarë përgjigje keni ju si një politikan i rëndësishëm i PS kur raporti i KLSH ka përcaktuar si dëm ekonomik në 6 vjet 4 miliardë euro në arkën e buxhetit të shtetit?

-Raportet e KLSH janë raporte që jo gjithmonë qëndrojnë të vërteta.

-Ja ka futur kot Bujar Leskaj?

-Unë nuk e di kush e ka bërë atë, por patjetër dhe kot mund t’ia ketë futur. Për shembull kur u akuzuam që kishin humbur 430 milionë euro për çështjen me CEZ-in që duhej të futej te ajo llogari, nuk është fare e vërtetë dhe u verifikua edhe penalisht që nuk është e vërtetë. Ka folur drejtësia për këtë. Unë jam përballur me drejtësinë. Unë u akuzova, 600 milionë thoshin, një herë 430. Unë vajta u hetova plotësisht, u panë të gjitha bisedimet dhe akuzat ranë sepse negociata ishte zhvilluar me mbikqyrje ndërkombëtare dhe nga ana ekonomike shteti shqiptar nuk humbi asgjë. Përkundrazi, mbylli disa hemorragji të rënda financiare.

-Zoti Gjiknuri, si ndiheni ju që në tetë vite  keni minus 300 mijë shqiptarë?

-Këto janë fenomene natyrore. Të mos i japim emblemë politike një tendence natyrore. Ky është një problem real por nuk është një problem që thjesht konstatohet duke thënë “ububu”. Problemi është si do bëjmë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV