Ja si po i dëmtoni foshnjat duke i ushqyer me biberon plastik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Foshnjat që ushqehen me biberon plastik po dëmtojnë organizmin e tyre duke gëlltitur miliona grimca mikroplastike në ditë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se procesi i rekomanduar me temperaturë të lartë për sterilizimin e shisheve plastike dhe përgatitjen e qumështit të formulës bëri që shishet të lëshonin miliona mikroplastikë dhe triliona nanoplastikë.

Shishet e testuara përbëjnë 82% të tregut botëror, me shishet e qelqit që janë alternativa kryesore. Mikroplastikat në mjedis ishin të njohur tashmë që ndotin ushqimin dhe pijet njerëzore, por studimi tregon se përgatitja e ushqimit në enë plastike mund të çojë në ekspozim mijëra herë më të lartë.

Ndikimet në shëndet janë të panjohura dhe shkencëtarët thonë se ekziston një “nevojë urgjente” për të vlerësuar çështjen, veçanërisht për foshnjat. Ekipi gjithashtu ka prodhuar udhëzime për sterilizimin për të zvogëluar ekspozimin mikroplastik.

“Ishim absolutisht të tronditur për numrin e mikroplastikave të prodhuara nga shishet e foshnjës”, u shpreh Profesor John Boland, në Trinity College Dublin

Ndërkohë, një studim i vitit të kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se të rriturit konsumonin midis 300 dhe 600 mikroplastikë në ditë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër bashkëshorti: Kur institucionet heshtin, dhuna flet

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar për kërcënimin me jetë ndaj Osmanit. Përmes një reagimi në...

Humbësit kërkuan pamjet filmike, Balla: Pa merak, transparencën e bën KQZ

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, tha se ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëhen vetëm nga partitë politike, duke komentuar...

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”- Erion Veliaj reagon nga qelia

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia pasi ditën e sotme ka mbushur 100 ditë që nga 10 shkurti i këtij vit,...

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të ndaloni një herë e mirë!

Pavarësisht nëse keni zakonin e keq për t’i kafshuar thonjtë apo ata janë dobësuar nga përdorimi i produkteve të gabuara, thonjtë e shkurtër dhe...

Banorja e Ferma VIP rrëfehet: Një femër shkatërroi familjen tonë, u martua me babin…

Nenna, konkurrentja e Ferma Vip, ka treguar në prime një nga historitë e më të dhimbshme të jetës së saj. Estetistja e cila tashmë është...

Lajme të tjera

Web TV