“Mbani maskat”/ Paralajmërimi i Ramës: Rrezikojmë një izolim të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të repsektojnë protokollet anti-Covid ose në të kundërt vendi do të izolohet sërish.

Nga Lezha ku u promovua platforma Akademi.al, kryeministri nuk la pa përmendur as ecurinë e virusit në vendin tonë. Ai u shpreh se masat kundër virusit janë të vogla krahasuar me dëmet e mëdha që shkaktojnë.

“Është një sfidë e jashtëzakonshme për të garantuar në kushte të mundshme dhe të pamundshme sepse jo të gjitha shkollat i kanë kushtet që këto rregulla të zbatohen pa vështirësi të madhe. Falë skuadrave dhe drejtuesve të shkollave rregullat po respektohen më së miri. Për të gjitha këto besoj se mësuesit, mësueset, drejtuesit e shkollave sot janë krahas mjekëve pjesë e frontit të parë.

Nëse mjekët luftojnë virusin në organizëm, mësuesit pengojnë që zinxhiri i infeksionit të shtrihet dhe të prekë shumë njerëz. Është moment të bëhemi të vetëdijshëm se çfarë rreziku po kalojmë. Mund të na duhet të mbyllemi përsëri dhe një mbyllje përsëri do ishte problem dhe me shumë pasoja se mbyllja e parë. Këtë rrezik e shmangim duke mos shmangur atë që bëjmë në të përditshmen tonë duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës, të ruajtjes së distancës, të mos shkuarjes në klube dhe restorante kur nuk është e nevojshme.

Janë vetëm tre. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën dhe të lajmë duart sa më shpesh. Janë kaq të vogla në raport me dëmin e jashtëzakonshëm që mund të kemi në rast se mbyllemi përsëri. Ashtu nuk duhet të thotë se nuk jam unë që do sjell mbylljen. Kjo nuk është një lojë dhe një grip i zakonshëm dhe me gripin e stinës e dëmtojnë organizmin dhe virusin mund të jetë fatal”, tha Rama

Lexo edhe :  Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

Ditën e sotme në vendin tonë u regjistrua një rekord i ri rastesh të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi 3 viktima dhe 295 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV