Një person, i mbështjellë me çarçaf, u ngjit në një mur të Pallatit të Versajës, duke arritur të futet në të dhe, pasi ia arriti qëllimit e shpalli veten “mbret”.
Pallati i Versajës është vendbanimi i famshëm dhe i dëshiruar i Luixhit XIV, i njohur edhe si “Mbreti Diell”.
Mësohet, se ai u kap menjeherë nga policia, e cila raportoi se nuk vuri re asnjë dëmtim të orendive.
“Mbreti fals”, kishte thyerë një dritare, duke arritur të futet në pjesën e bodrumit të galerisë.
Mediat franceze raportojnë se 31-vjeçari kishte mbërritur me taksi nga Parisi dhe ishte shoferi i taksisë ai që lajmëroi policinë, pak para orës 10:30 të mbrëmjes, duke u thënë se një person i mbështjell me çarçaf, pretendonte se ishte “mbret”.
Një zëdhënës i Pallatit të Versajës deklaroi se nuk është dëmtuar asnjë material i mobiljeve apo koleksionet.
Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. Dhe veçanërisht për luksin e tij, ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur.
Mbreti Diell bëhet i njohur, para së gjithash për aftësitë e tij të shkëlqyera ushtarake. Por, gjatë mbretërimit të tij, ai ndërmori shumë luftëra, gjë që e varfëroi vendin.
Megjithatë, pavarësisht nga luftërat, ai dëshironte ta bënte Francën vendin e zhvilluar ku lulëzojnë artet.
Në të vërtetë, shumë artistë u bënë të njohur gjatë sundimit të tij: kopshtari Le Nôtre, muzikanti Lully, … ndërtoi Pallatin e Invalidëve dhe veçanërisht atë të Versajës.
Në këtë pallat ai organizoi shfaqje teatrale të shumta, me kryeveprat e Molière dhe Racine.
Luigji XIV ishte një krijues
Nën sundimin e tij u krijua Akademia Franceze, e cila mbetet sot një pikë reference e teatrit francez.
Përtej arteve, kantieret e ndërtimit të mbretit janë ende të dukshme sot: për shembull kanali i Midi, i cili u hap gjatë mbretërimit të tij.
Dashamirës i luftës dhe arteve, ai ishte gjithashtu i dashuruar me gratë : i numërohen jo më pak se 15 të dashura gjatë mbretërimit të tij, para martesës së tij të fundit me Madame de Maintenon./Re.D/ Fjala.al