Strategjia e re e Amerikës dhe Evropës për të parandaluar rastet e reja me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi shumë shtete u mbyllën gjatë valës së parë të koronavirusit në fillim të këtij viti, disa shtete të SHBA-së dhe Evropës po marrin masa më konkrete për të parandaluar rritjen e rasteve me Covid-19.

-New York-u aktualisht ka mbyllur disa shkolla dhe biznese të vogla të cilat ndodhen në zona të quajtura ‘vatra të Covid-19’.

-Autoritetet spanjolle kufizuan udhëtimet nga disa zona të Madridit përpara se kufizimi të vlente për të gjithë kryeqytetin.

-Ndërkohë autoritetet italiane kanë vendosur në karantinë disa vende të vogla.

-Ndërsa disa vende si Izraeli dhe Republika Çeke kanë rivendosur mbylljen e të gjithë vendit, qeveritë e tjera po shpresojnë që të mbyllen në shkallë më të vogël duke përdorur strategjinë e testimit dhe gjurmimit të kontakteve.

Koncepti i mbajtjes nën kontroll të zonave të nxehta nuk është gjë e re, por qeveritë ndodhen në presione të tjera pasi përpiqen që të shmangin numrin e vdekjeve dhe nga ana tjetër kanë dhe një ekonomi më të dobët pas mbylljes së parë që ndodhi në fillim të këtij viti.

Disa shkencëtarë thonë se kjo është një strategji e mirë nëse i shpjegohet qartë publikut. Ajo mund të ndihmojë shumë në këtë pikë që ndodhet bota nga pandemia.

Është një mënyrë praktike pasi qytetarët e botës janë ‘lodhur nga kufizimet’, është strategjike.”, u shpreh doktor Waffa El-Sadr, i cili po ndjek gjendjen në New York dhe bën pjesë në bordin e këshillit të qytetit.

Ndërkohë shkencëtarë të tjerë e kundërshtojnë. Benjamin Althouse, një shkencëtar në Institutin e Sëmundjeve në Washington u shpreh: Ne jemi serioz në zhdukjen e Covid-19 në një zonë, por kemi nevojë për përgjigje të koordinuara.

“Zgjedhja midis mbylljes së pjesshme dhe mbylljes totale është një zgjidhje e vështirë. Dhe më vjen mirë që nuk do jem unë ai që duhet ta marrë vendimin”, u shpreh Althouse.

Në fillim të shpërthimit të Covid-19, vendet u përpoqën të shuanin vatrat e nxehta si Wuhan në Kinë, e cila iu nënshtrua një bllokimi të rreptë dhe u pa si e domosdoshme për të shmangur përhapjen masive nëpër botë. Ndërkohë në Itali, vendimi për të mbyllur 10 qytete të rajonit verior të Lombardisë shumë shpejt u kthye në bllokim kombëtarë.

Në qytetin anglez Leicester, dyqanet jo shumë të nevojshme u mbyllën dhe familjarët nuk mund të shkonin në shtëpitë e njëri-tjetrit në fund të qershorit. Shkalla e infeksionit ra nga 135 raste për 100 mijë banorë në rreth 25 për rreth dy muaj.

Besimtarët më të më mëdhenj të kësaj strategjie për bllokimin e lokalizuar e morën atë si provë të funksionimit, ndërsa skeptikët e kundërshtuan atë duke u shprehur se Covid-19 nuk ishte shumë transmetues gjatë verës.

Lexo edhe :  Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Me rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Britani, shkencëtarët kanë këshilluar zyrtarët që të vendosin një bllokim kombëtar për dy javë. Por në vend të kësaj, qeveria vendase paralajmëroi qytetarët e saj se kufizimet do të varionin në përputhje me shifrat që do të kishin në vazhdimësi.

“Si një parim i përgjithshëm, përdorimi i masave ndaj grupeve specifike ose zonave gjeografike është më i preferueshëm se sa vendosja e bllokimi për të gjithë vendin pasi në këtë mënyrë do të shmangnim dëmtimin e mëtejshëm të ekonomisë.”, tha Flavio Toxvaerd, i cili është duke u specializuar në epidemiologjinë ekonomike në Universitetin e ‘Cambridge’.

Autoritetet e New York-ut shpresojnë që do të shmangin një krizë më të gjerë në vendin i cili arriti kulmin e vdekjeve këtë pranverë, dukë shënuar mbi 33 mijë vdekje. Në zonat e ‘kuqe të New York-ut’ dyqanet nuk lejojnë më shumë se 10 persona brenda e ndërsa shkollat dhe disa biznese të cilat janë cilësuar si jo të domosdoshme janë mbyllur. Këto zona janë cilësuar si zona portokalli pasi përfshijnë kufizime të lehta.

Disa studiues të tjerë shprehen se zyrtarët duhet të marrin në konsideratë jo vetëm ku këta njerëz jetojnë, por dhe ku shkojnë. Në New York disa njerëz u shpëtojnë kufizimeve duke marrë metro një ose dy ndalesa më larg për t’u shpëtuar masave.

Ka vend për përmirësim”, shprehet një studiues i cili gjithashtu shton se “kufizimet lokale mund të minimizojnë numrin e të infektuarve si dhe të dëmet ekonomike.”

Nëse masat e ‘zonave të nxehta’ mund të jenë strategjike, ato gjithashtu janë kritikuar si padrejtësisht selektive.

-Për shembull, në Bruklin hebrenjtë ortodoksë janë ankuar se komuniteti i tyre po veçohet.

-Në Madrid, banorët e zonave të klasës punëtore thonë se autoritetet po stigmatizojnë të varfrit.

-Pronarët e bareve dhe restoranteve në Marsejë, të Francës, thanë se qyteti ishte shënjestruar padrejtësisht pasi duke filluar që nga e shtuna Marseja dhe disa qytete të tjera franceze i janë nënshtruar kufizimeve duke përfshirë një shtetrrethim që fillon nga ora 21:00.

-Ndërsa kur një kompleks apartamentesh që strehonte kryesisht punëtorë imigrantë bullgarë u mbyll në fund të qershorit në qytetin italian, Mondragone qytetarët protestuan dhe rreth 40 persona thyen karantinën. U desh ndihma e ushtrisë për të ruajtur karantinën dhe për të mbajtur nën kontroll banorët.

Burimi: Independent / Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV