Urdhri/Dëbohet iraniani i radhës, dyshohet se ishte agjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka vendosur dëbimin e një tjetër shtetasi iranian, i cili është shpallur i padëshirueshëm në Shqipëri. Pasi shtyu afatin dy muaj më parë, u vendos që Ehsan Bidi të mos futet në territorin shqiptar për 15 vitet e ardhshme.

Ai dyshohet se është agjent i inteligjencës iraniane dhe “spiunonte” muxhahedinët e vendosur prej vitit 2013 në një kamp në Manzë. Irani e konsideron MEK-un një organizatë terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Nga Elvis Myrta
Një tjetër iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri është dëbuar nga autoritetet tona. Ehsan Bidit do t’i ndalohet hyrja në vendin tonë për 15 vitet e ardhshme.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, 48-vjeçari iranian do të dëbohet nga vendi ynë, pasi dyshohet se është agjent i infiltruar nga shërbimet e inteligjencës iraniane.

Sipas informacioneve që gazeta ka siguruar, urdhri për dëbimin e tij është firmosur nga komisar Arben Ibra, me vendimin nr. 231. Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të mbërritur në kampin e Manzës, gjatë vitit 2013.

Në gusht të këtij viti ai tentoi të dilte nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Greqinë dhe më pas u akuzua si i infiltruar i qeverisë së Iranit brenda kampit MEK, në Manzë.

MEK-u reagoi duke thënë se Ehsan Bidi iu dorëzua forcave irakiane më 19 prill 2012, dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane, duke shtuar se që në vitin 2012 ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK-un.

Ky është rasti i dytë që Antiterrori, në bashkëpunim me ligjzbatuese, pas marrjes së informacioneve identifikojnë persona që dyshohet se janë agjentë të inteligjencës iraniane. Kujtojmë se një javë më parë policia vuri në pranga shtetasin iranian, Bijon Poolandrag, 45 vjeç.

Mësohet se Poolandrag dyshohet se spiunote muxhahedinët që prej më shumë se 7 vitesh qëndrojnë në vendin tonë. Burime zyrtare të policisë pas arrestimit të tij thanë se 45-vjeçari iranian kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni në rrjet, të cilin e përdorte duke lidhur numrat e telefonave celularë të personave të tjerë.

Ai ka hapur një llogari “telegram”, duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Përmes këtij aplikacioni ai ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Mbi iranianin rëndojnë akuzat për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Mësohet se Bijon Poolandrag jetonte prej gati një viti në kryeqytet. Pas arrestimit në gjyq ai ka thënë se është larguar nga Irani, pasi në vendin e tij atij i rrezikohet jeta. “Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, të cilat i marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka deklaruar ai. Por, nga informacionet që gazeta “Fjala” ka siguruar nga institucioni i akuzës, mësohet se dëshmia e tij nuk ka qenë fort bindëse për autoritetet e, në këtë mënyrë, prokuroria ka nisur hetimet, pasi ka dyshime se iraniani është përfshirë edhe në veprimtari të tjera të paligjshme.

Lexo edhe :  'Hollivudi në Tiranë'/ Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit!

Por, krahas 45-vjeçarit Pooladrag, në pranga ranë edhe dy shtetas të tjerë iranianë, Savan Çelik dhe Taranom Mikzade, kjo e fundit u ndalua në Rinas, pasi lëvizte me një pasaportë të falsifikuar norvegjeze, ndërsa mësohet se policia është vënë në ndjekje dhe të një personi të katërt. Ndonëse janë ende në fazë hetimesh, 3 të ndaluarit dyshohet se kanë lidhje mes tyre, ndërsa financoheshin nga një organizatë iraniane, qëllimet e së cilës mbeten ende të paqarta për strukturat ligjzbatuese.

Dëbimet e diplomatëve iranianë
Ky nuk është rasti i parë që Shqipëria shpall “non grata”, shtetas iranianë. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2018 Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.

Po ashtu, në atë kohë, u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki. Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane, duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri.

Vendimi asokohe u përgëzua nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili theksoi se diplomatët iranianë komplotuan për sulme terroriste në Shqipëri. Gjithashtu, në fillim të këtij viti nga Shqipëria u dëbuan edhe dy zyrtarë të tjerë iranianë. Në 17 janar të këtij viti nga vendi ynë u dëbuan Seyed Ahmed Hosseinin dhe Mohamed Peimanematin.

Në atë kohë u tha se zyrtarët u shpallën “non grata”, pasi dyshoheshin se kishin pasur rol të dyfishtë në ambasadë. Në atë kohë autoritet firmosën për dëbimin e Seyed Ahmed Hosseinin, pasi dyshohej se ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, organizatë e shpallur terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit. Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme.

Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer diplomatit në fjalë për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ndërkohë, diplomati tjetër i dëbuar, Mohamed Peimanemati, ishte këshilltar i ambasadës iraniane në Tiranë, por në fakt rezultonte se ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit “Mois”, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet shqiptare në atë kohë thanë se dy diplomatët e dëbuar e kanë përdorur statusin e tyre diplomatik për të mbuluar aktivitetin që cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë. Kujtojmë që në mars të vitit 2018, një organizatë që lufton për shembjen e formës së tanishme të qeverisjes në Iran, e quajtur NCRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit) i kishte bërë thirrje qeverisë shqiptare që të dëbojë nga Shqipëria dy diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe atasheun kulturor, Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Kjo kërkesë bazohej në rezolutën e BE-së, në prill 1997, mbi dëbimin e spiunëve iranianë të akredituar nën mbulesën diplomatike. Nga informacionet e siguruara nga Ministria e Brendshme, në 5 vitet e fundit nga Shqipëria janë dëbuar 80 shtetas të kombësive të ndryshme, ndërsa iranianët e kryesojnë këtë listë.

la.mi/fjala.al

Të fundit

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të...

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Presidenti i Emirateve viziton Tiranën, Rama: Marrëdhënie më të ngushta

Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar...

Leku ‘mbyt’ euron, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 23 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV