A ekziston në botë një vend i paprekur nga covid?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që e gjithë bota ndodhet nën pushtetin e covid- 19, diku në Kanada virusi nuk ka mundur të depërtojë.

Rastet me koronavirus janë duke u rritur ndjeshëm në të gjitha rajonet e Kanadasë, por Nunavut është rajoni me verior i vendit dhe me popullsi më të vogël, fatmirësisht ende i paprekur nga ky virus.

Sipas burimeve, që nga nisja e pandemisë në këtë zonë nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19, kjo falë masave të menjëhershme të marra nga autoritetet dhe izolimit natyral që dallon territorin.

Në mars, kur kufijtë e të gjithë botës u mbyllën edhe zyrtarët e Nunavut vendosën të ndërmerrnin të njëjtën masa për t’u përballur me rrezikun. Dhe në këtë mënyrë vendosën disa nga rregullat më të ashpra të udhëtimit, duke i ndaluar hyrjen çdo të huaji që nuk ishte rezidentë.

Në të gjithë rajonin e Nunavut mbajtja e maskës është e detyrueshme, pavarësisht mungesës së rasteve.

Ndërsa qytetarët që ktheheshin nga jashtë janë të detyruar të qëndrojnë për dy javë në hotele të dedikuara për izolim të përkohshëm në qytetin e Winnipeg, të kontrolluar me roje.

Që nga ajo kohë rreth 7000 banorë kanë kaluar izolimin në këto qendra izolimi.Ru.Do/Fjala.al

 

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV