Benefitet e të mos veshurit mbathje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë prej nesh, të veshësh të brendshme është një rutinë që është pothuajse si të marrësh frymë dhe mendimi për të ecur pa to mund të duket i çuditshëm. Në të vërtetë mund të keni shumë përfitime nëse vendosni të mos i vishni ato madje mund të ndihmojnë në parandalimin e refluksit.

Një studim i publikuar në revistën e njohur ‘Bright Side’ nxjerrë në pah disa benefite që vijnë nga mos përdorimi i të brendshmeve.

  • Ju do të jeni më pak të prirur të përjetoni refluks

 

Rrobat e ngushta, si të brendshme, mund të shtyjnë barkun lart, i cili mund të krijojë presion në stomakun tuaj dhe të shkaktojë refluks, duke rezultuar në urth. Edhe pse ky problem shëndetësor është i zakonshëm te të moshat 20-30-vjec, mos përdorimi i të brendshmeve mund të parandalojë refluksin.

  • Ju nuk do të infektoheni shpesh nga infeskioni maja

Ekziston një bakter që shumica prej jush tashmë e di ose mund të ketë pasur edhe probleme me të, candida e njohur ndryshe maja . Këto baktere mund të gjenden te 20% e femrave edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, vendosja për të mos veshur të mbathura mund të ulë shanset për t’u infektuar.

  • Do të ndiheni më rehat dhe do të mbani më pak erë

Shumica prej nesh ka përjetuar djersitje ‘atje poshtë’. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet tuaja që mund të rrisin erën. Mos veshja e mbathjeve do të lejojë që djersa të avullojë, gjë që zvogëlojë erën.

  • Zona juaj e bikinit do të jetë më e sigurt
Lexo edhe :  Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Pjesët tuaja intime janë të përbëra prej indeve delikate , të ngjashme me buzët tuaja. Të brendshmet që janë bërë nga materiale artificiale dhe ato të ngushta mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në zonën tuaj të bikinit. Pjesa më e keqe është se mund të dëmtojë atë. Të ‘heqësh qafe’ mbathjet dhe të veshësh vetëm rroba të gjera mund të zvogëlojë dhe në disa raste t’i heqësh plotësisht shanset e irritimit.

  • Zona juaj intime do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive

Për shkak se shumë rroba, përfshirë mbathjet, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato lehtë mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reaksion mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga.

  • Burrat gjithashtu mund të përfitojnë nga mos të veshurit mbathje

E njëjta gjë vlen për burrat, të cilët gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset e tyre të irritimit. Në të vërtetë, kjo do të thotë më pak infeksione dhe kruajtje . Përveç kësaj, ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të sistemit riprodhues.

Përshtati RE.Gu/Fjala.al

Të fundit

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Lajme të tjera

Web TV