“Ha sandwich çdo ditë”/ Deklarata e Hotit kthet në ‘meme’ (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë biznese të njohura në Kosovë kanë nisur të bëjnë ‘meme’ me kryeministrin Avdullah Hoti, pas deklaratës së tij se ai konsumon çdo mëngjes ‘sandwich’.

Biznese të njohura si KFC-ja, Burger King, ProVit, Miqt Pub e shumë të tjera kanë ndërmarrë një fushatë duke kthyer deklaratën e kryeministrit në një formë ‘memeje’ për promovimin e biznesit të tyre.

Avdullah, nuk hahet senduiq përditë”, shkruhet në foton e KFC-së.

“Hahët, Hahëëët”, shkruhet në foton e Burger King.

“O Avdullah, lej senduiqat e hamburgerat po pije naj protein shake”, shkruan Provit.

Ndërsa, në foton e shpërndarë nga Miqt Pub shkruhet “Hani, hani veç mos boni Trosha”.

 

Kujtojmë se zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandwich-a me bukë të zezë dhe e han në zyrë. Bile ndonjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte deklaruar Selmanaj.

I pyetur se çfarë ka ngrënë për drekë, kreu ekzekutiv i Kosovës ishte përgjigjur: “Sandwich si përditë”.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Lajme të tjera

Web TV