Infektohet sanitarja, mbyllet kopështi nr.3 në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja e kopshtit nr.3 në qytetin e Fierit ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Pas simptomave të para, të ngjashme me koronavirusin sanitarja ka kryer tamponin dhe ka rezultuar e infektuar.Menjëherë pas përgjigjes së tamponit është mbyllur kopshti i fëmijëve dhe janë lajmëruar të gjithë prindërit.

Ka filluar gjithashtu edhe hetimi epidemiologjik i të gjithë kontakteve që sanitarja ka patur me familjarët e saj, stafin dhe fëmijët.Deri më tani asnjë fëmijë apo pjesëtar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të koronavirusit, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie. Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky proces do të kryhet çdo ditë.

Për shkak të infektimit të edukatoreve dhe punonjësve me COVID -19, 4 kopshte janë mbyllur ditën e sotme, konkretisht një në Tiranë, një në Vlorë, një në Fier dhe një në Pogradec.

Në të 4 kopshtet e mbyllura janë infektuar 7 edukatore  dhe  6 sanitare, ndërsa pjesës tjetër të stafit të këtyre kopshteve të mbyllura po u bëhet tamponi.

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Lajme të tjera

Web TV