Meta bëhet nostalgjik, publikon foton e 35 viteve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta kthehet 35 vite pas dhe kujton kohën kur ishte peshëngritës. Meta publikon foton, ku shfaqet tepër i ri, ndërsa thekson se “Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive”.

Mes të tjerash, Presidenti thekson se është stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë”, shkruan Meta.

Në fund Meta i shpreh mirënjohje profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda! ?️‍♀️??”, mbyll postimin Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Portieri Etrit Berisha nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë. Pavarësisht kësaj, gardiani kuqezi...

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë!

Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojkovic kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri - Serbi, e cila nis në orën 20:45 në...

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz i vogël në...

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato...

Goli që duhet t’i bëjmë Serbisë… dhe unë “antishqiptari” që mendoj se mund të na mundin

Nga Martin Leka Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë. Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët,...

Lajme të tjera

Web TV