Nga Che Guevara
Të dashura Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto,
Nëse e lexoni një ditë këtë letër, do të thotë që nuk jam më gjallë. Vështirë se do të më kujtoni, dhe më i vogli mes jush do të më ketë harruar plotësisht.
Babai juaj ishte një njeri që veproi ashtu siç mendonte më mirë, dhe i cili ishte absolutisht besnik ndaj bindjeve të tij. Rrituni si revolucionarë të mirë. Studioni shumë për të zotëruar teknikën, e cila ju jep zotërim mbi natyrën.
Mos harroni se është Revolucioni, i cili është i rëndësishëm dhe se secili prej nesh, i kapur veçmazi, nuk vlen asgjë. Mbi të gjitha, jini të ndjeshëm, në zonat më të thella të vetes, ndaj çdo padrejtësie të kryer, ndaj kujtdo që mund të jetë kudo në botë.
I juaji gjithmonë, fëmijët e mi. Shpresoj të shihemi përsëri.
Një puthje e madhe e fortë nga babi.
Ernesto Guevara u martua tri herë dhe kishte gjashtë fëmijë.
Martesa e parë ishte me Hilda Gadea më 18 gusht 1955, në Meksikë. Ata kishin një vajzë të quajtur Hilda Beatriz Guevara Gadea (1956-1995), e lindur më 15 shkurt 1956.
Che u divorcua nga Hilda më 1959.
Martesa e tij e dytë ishte me Aleida March Torres, më 9 qershor 1959 në Havana, Kubë. Ata patën katër fëmijë.
Aleida Guevara March, lindur në 17 nëntor 1960.
Camilo Guevara March, lindur në 20 maj 1962.
Celia Guevara March, lindur në 14 qershor 1963.
Ernesto Guevara March, lindur në 14 shkurt 1964.
Che pati dhe një djalë me Lidia Rosa Lopez, Omar Pérez, lindur më 19 mars 1964.
Burimi: hey-che.com