“Deputetët që Duam”/ Rama: Nuk është tallje, PD drejt humnerës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se platforma “Deputetët që Duam” nuk është tallje apo lojë ashtu si Partia Demokratike, e cila sipas tij është drejt humnerës.

Platforma “Deputetët që Duam” nuk është një tallje apo lojë, tha kryeministri Edi Rama, siç sipas tij po bën PD-ja me kandidatët për deputet. Për Ramën, ai proces i votimit është një fyerje e inteligjencës së njerëzve.

“Nuk është lojë, siç e bëri PD, sikur të vësh këshilltarët që t’i këshillojnë për t’i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t’u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë  kuptuar.

Nuk është tallje, shaka, votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat”, u shpreh Rama.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri nga oborri i inceneratorit të Elbasanit, i cili ka qenë në qendër të sulmeve të opozitës ditët e fundit.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij...

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush emërohet zv/ministër i Mbrojtjes

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do...

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

Nga Lutfi Dervishi Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje. Letra e...

Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit...

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me votat e deputetëve do të shkarkohet edhe kreu...

Lajme të tjera

Web TV