Absurde, BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel.

I pyetur se kur mund të ndodhë takimi i radhës, pasi tash e disa javë nuk ka pasur takime, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë se “puna e të dërguarit të posaçëm (për dialogun) Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë”.

Zëdhënësi i BE-së nuk ka dashur të komentojë as takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin u diskutua rreth dialogut dhe situatës në Kosovë.

Ai nuk u përgjigj as në pyetjen se a ka qenë i ftuar Miroslav Lajçak për të folur në atë takim apo jo.

“Për aranzhime rreth takimeve, për diskutimet, duhet të adresoni pyetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për hollësi. Ne nuk kishin paralajmëruar asgjë dhe nuk mund të komentojmë nga ana jonë” ka thënë ky zëdhënës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kishte rifilluar më 16 korrik dhe ishin zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime të reja. Një prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Lexo edhe :  Hajrulla Çeku caktohet kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Për të përgatitur takime të reja, në Kosovë dhe Serbi para një jave ka qëndruar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog dhe çështje tjera të rajonit, Miroslav Lajçak.

Por deklarata e tij se mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës kishte shkaktuar shumë reagime në Kosovë./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Lajme të tjera

Web TV