Arben Pëllumbi: Bilanci i PS në 8 vjet qeverisje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari organizativ dhe koordinimit  elektoral Arben Pëllumbi bën bilancin e qeverisjes në 8 vjet të PS. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Pëllumbi deklaroi:

-Si është bilanci i PS në 8 vite qeverisje?

-Ç’është e vërteta ne betejën më të madhe e kemi me ju, jo me elektoratin. Po të më pyesnit se pse do ta votonin PS sot pavarësisht fashave dhe interesave të ndryshme që kanë unë do iu thoja që biznesi i vogël e voton PS se i kemi bërë taksat zero. Një çift i ri do ta votojë PS sepse kemi vendosur 400 mijë lekë çekun e bebes. Një bujk duhet të na votojë sepse kemi bërë një reformë të tërë në sistemin e bujqësisë. Përjashtuam nga TVSH të gjithë makineritë dhe paisjet, përjashtuam plehërat, përjashtuam makineritë bujqësore, përjashtuam fidanët, dhe për këtë arsye u rritëm në eksportet bujqësore. Për të mbërritur tek ajo që është më e rëndësishme, reforma në drejtësi. Ka qenë një nga reformat më të vështira të mundshme, shtete më të fuqishme se ne nuk kanë arritur dot ta bëjnë, ka qenë një reformë e dhimbshme, sepse kemi vuajtur edhe disa gjëra që nuk i prisnim siç mund të ishte mungesa e Gjykatës Kushtetuese./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit...

Lajme të tjera

Web TV