Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në 3 qytetet Shkodër, Bulqizë dhe Durrës, për t’i dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve të tjerë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL iu ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.
Sipas OFL, Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Gazmend Hasi banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Enver Jakimi, banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;
Indrit Taulla banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;
Mario Zeqiri banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Hajri Seferi banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”./Bl.Ba/Fjala.al