‘Holokausti i ditëve moderne’/Valteri: Politika u ka vrarë ëndrrat dhe shpresat shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit teksa ka marrë fjalën e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet më jo anti-semitike kundër hebrenjve, ndaj kjo rezolutë e nderon vendin tonë.

Dua t’u kujtoj se holokausti por edhe anti-semitismi nuk kanë lindur apo nuk janë terma që i referohen vetëm diskriminimit dhe masakrave ndaj hebrenjve. Termi “holokaust” për herë të parë është përdorur në vitin 1895 nga gazeta “New York Times”, për t’iu referuar masakrës ndaj armenëve.

Me këtë dua të them se, fjala holokaust shumë mirë mund të përdoret edhe për të përshkruar ndodhitë e ndodhura ndaj shqiptarëve, këtu nuk e kam fjalë vetëm për masakrat e panumërta ndaj popullit tonë nga fqinjët dhe më gjerë, por për holokaustin e ditëve të sotme.

Ne e kemi treguar se nuk mësojmë nga historia botërore. Me shqiptarët ka ndodhur një holokaust i vërtetë gjatë viteve të komunizmit, fiks vetëm pak vite pasi i treguam botës se kishte një vend ku hebrenjtë u mbrojtën. Pas luftës së dytë botërore dhe ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet, ai nisi një holokaust ndaj popullit të tij. Besoj se nuk ka nevojë t’i rikujtojmë sot krimet çnjerëzore që etërit tuaj politikë kanë kryer për më shumë se katër dekada”, tha Valteri.

Por, si të mos mjaftonte kjo, sipas deputetit, holokausti ndaj shqiptarëve vazhdoi edhe pas rrëzimit të sistemit totalitar. Ai sqaron se eksodi apo holokausti i ditëve moderne, nisi me hyrjen në ambasada në korrik 1990. Ky ishte një holokaust tepër i vogël në krahasim me atë që do të ndodhte në mars 1991.

Gjithçka nisi me largimin e një anije nga Vlora pikërisht më 6 mars të atij viti. Me anijen e nisur nga Orikumi në Itali mbërriten rreth 150 shqiptarë, por kronika e lajmeve në RAI do të bënte që në dy ditët e ardhshme mbi 100 mijë shqiptarë të dyndeshin para Portit të Durrësit.

Thuajse të gjitha anijet u nisën drejt Italisë, duke bërë që Bari dhe Brindizi të shpallnin gjendjen e emergjencës. Në tre ditë, në vendin fqinj, mbërritën rreth 25 mijë emigrantë shqiptarë, mes të cilëve shumë të rinj të mirë arsimuar apo të talentuar që më vonë do të shkëlqenin në fushat e tyre.

Eksodi u rikthye në gusht të po atij viti. Një anije e nisur nga Durrësi me gati 20 mijë persona mbërriti në Bari dhe ngjarja do të shënonte një nga momentet më dramatike në historinë e shtetit shqiptar. Pas mbërritjes në Itali, ata u mbyllën në stadiumin e qytetit, duke shkaktuar viktima nga uria dhe vapa. Pas katër ditë në stadium ata do të ktheheshin në Shqipëri”, vijon ai fjalën, ndërsa thekson se imazhe të ngjashme do të përsëriteshin në vitin 1997 pas trazirave të armatosura.

Lexo edhe :  Proda takon Këshillin e Prindërve të Tiranës, lë porosi për shtimin e policëve në shkolla

Por, eksodi vazhdon edhe sot që flasim. Nga 10 vitet e fundit, vetëm për azil janë larguar gati 200 mijë shqiptarë. E theksoj kaq janë kërkesat për azil, pasi numri i shqiptarëve të larguar mund të jetë shumë herë më i madh.

Viti për largimin më masiv ishte 2015, ku më shumë se 66 mijë shqiptarë u larguan për të kërkuar azil në vendet e BE-së. Vitin e kaluar pati mbi 20 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në BE. Fenomeni është ulur paksa këtë vit për shkak të pandemisë, dhe me largimin e COVID-19 me siguri shifrat do të rriten sërish”.

Në fund deputeti Valteri shprehet se Shqiptarët ikin sepse politika u ka vrarë ëndrrat dhe shpresat.

Ndërkohë që politikanët si majtas dhe djathtas vjedhin miliona euro, shqiptarët kërkojnë një jetë më të mirë gjetkë në vendet e BE-së. Me këto ritme, Shqipëria do të tkurret në një vend me 1 milionë banorë, e kjo do të jetë drama më e madhe që do të përjetoi vendi ynë, pasi nuk ka gjë më të keqe se sa t’i vrasësh një populli shpresën”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në...

“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe. E ndërsa opozita...

“Ky imazh ofendon besimtarët”/ Postimi i Trump si Papë kritikohet ashpër nga katolikët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë....

Lajme të tjera

Web TV