Ja çfarë ndodh me organizmin tonë nëse hamë dy vezë në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vezët kanë qenë një element kryesor dietik që nga kohërat e lashta dhe ka plot arsye që ju duhet t’i përfshini në dietën tuaj. Ato janë një burim i madh i proteinave, kalciumit dhe disa vitaminave dhe lëndëve ushqyesve. Më poshtë janë të renditura disa nga përfitimet e përfshirjes së vezëve në dietën tuaj.

Truri juaj është nën mbrojtjen e kolinës

Fosfolipidet, të cilat sigurojnë komunikimin normal të qelizave të trurit, përbëhen nga kolina. Është vërtetuar klinikisht se kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtues i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në uljen e kujtesës.

Shikimi mbrohet falë luteinës

Një studim i ri ka treguar se vezët e pulës janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syve mund të shkatërrohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitamina D ndihmon në thithjen e kalciumit

Nëse një person është i detyruar të zgjedhje mes pirjes së një lugë vaj peshku dhe ngrënies së një vezë të zier, është e qartë që shumica do të preferojë këtë të fundit. Sidomos nëse zbulojnë se përmbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet. Për më tepër, shkencëtarët gjetën një mënyrë për të rritur sasinë e përmbajtjes së vitaminës D në vezë duke ushqyer pulat me suplemente speciale.

Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë

Biotina, vitamina B12 dhe proteinat ushqyese të tretshme kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Fosfolipidet që përmbajnë vezët e pulës nxisin eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet

Pavarësisht mendimeve të mëparshme, studimi i ri ka treguar se kolesteroli nga vezët është i ekuilibruar me fosfatidet, kështu që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë. Ai gjithashtu pengon prodhimin e kolesterolit të keq në trup. Për më tepër, vezët përmbajnë acide omega-3 të cilat ulin nivelet e triglicerideve, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lexo edhe :  FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Ju filloni të humbni peshë

Shkencëtarët amerikanë arritën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me konsumin e vezëve të pulës për mëngjes, ju humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë.

Ul rrezikun e kancerit

Kolina, e cila është aq e nevojshme për trurin, zvogëlon gjithashtu rrezikun e kancerit. Sipas rezultateve të një studimi, gratë që kanë përfshirë vezë në dietën e tyre që kur kanë qenë adoleshente, kishin 18% më pak rrezik për tu prekur nga kanceri i gjirit.

E dobishme kur planifikoni fëmijë

Vitaminat B gjithashtu marrin pjesë në formimin e hormoneve seksuale. Vitamina B9 që ndryshe quhet edhe acid folik ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe tubit nervor të fetusit dhe zvogëlohet rreziku i vonesës mendore të një fëmije. Kjo është arsyeja pse vitamina B9 është aq e nevojshme për gratë gjatë planifikimit të shtatzënisë. 1 vezë pule përmban 7.0 mcg të vitaminës.

Procesi i plakjes ngadalësohet

Kjo është e dukshme nga hulumtimi i kryer nga shkencëtarët Hollandezë. Në 87% të grave nga 35 në 40 vjeç të cilat kanë përfshirë vezën në dietën e tyre, njollat ​​e moshës i janë zhdukur dhe lëkura e tyre është më e freskët. Tek burrat, rrudhat rreth syve janë zbutur dukshëm.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV