Numri i pensionistëve rritet 6.5%, popullsia e Shqipërisë po plaket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vunerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurt me kontribuues të ri një në skemë.

Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet në vijim 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind.

Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht.

Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

Skemës publike të pensioneve i nevojiten edhe 175 milionë euro në tre vitet në vijim për të përballuar pagesën e pensioneve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese.

Ndërkohë numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues/ popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total shpenzimet e skemës publike të pensioneve duke përfshirë edhe shpenzimet administrative arrijnë vitin që vjen 143, miliardë lekë shumë kjo e barabartë me 1,1 miliardë euro.

Por ndërkohe që fatura për pagesën e pensioneve po ritet me ritme të shpejta, nga ana tjetër të ardhurat buxhetore kanë pësuar goditje nga pandemia Covid -19. Deri në fund të shtatorit të ardhurat faktike kishin rënë me 35 miliardë lekë./marrë nga monitor/

Lexo edhe :  15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

“Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Nga Kliton Nesturi Me gjithë zhvillimet dhe ngarendejet e temave, stileve dhe formave që ka marrë gjatë këtij shekulli letërsia dhe publicistika, satira vazhdon të...

Lajme të tjera

Web TV