Presidenti Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” kompozitorin e madh Çesk Zadeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompozitori i madh Çesk Zadeja (pas vdekjes) është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti Ilir Meta.

Meta shkruan se orkestrimi i Himnit, që realizoi Zadeja në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij.

Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë.

Titulli i është dhuruar djalit të artistit të njohur Alban Zadeja.

“Emri i Profesorit të nderuar Çesk Zadeja është i lidhur me dy nga simbolet më përbashkuese të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Orkestrimi i Himnit, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij. Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.

Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve tona muzikore artistike, duke çmuar gjurmët e pashlyeshme të lëna në muzikën kombëtare, si artisti dhe dekani i përhershëm i shkollës shqiptare të kompozimit, i cili lartësoi me krijimtarinë dhe veprën e tij pedagogjike e shkencore traditat dhe emrin e Shqipërisë, pata kënaqësinë ta vlerësoja Profesor Çesk Zadenë, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

I lumtur që këtë Titull t’ja dorëzoja djalit të tij, artistit të njohur Alban Zadeja, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, pikërisht në sallën që mban emrin e Atit të tij,” shkruan mes të tjerash presidenti Ilir Meta në faqen e tij të Facebook.

Lexo edhe :  Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV