Rudina Hajdari bllokon foltoren, Hysi i mbyll mikrofonin: Do të çoj në komision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit. Teksa po fliste për inceneratorët, deputetja akuzoi kryeministrin Edi Rama që u ka dhënë lekët e shtetit, dy personazheve anonimë, të cilët, sipas saj i ka bërë të pasur.

Ajo u shpreh se ndërtimi i inceneratorëve, nisi që në kohën e Sali Berishës, në vitin 2011, me Fatos Nanon dhe biznesmenin italian Becchettin.

Sipas Hajdarit, ndërtimi i inceneratorëve që në atë kohë u kundërshtua nga kryeministri aktual Edi Rama, këtë herë mbështetet.

Në këtë moment, nënkryetarja Vasilika Hysi ia ndërpreu fjalën Hajdarit dhe i mbylli mikrofonin. Hysi shtoi se kjo pjesë nuk ishte në rendin e ditës dhe se nuk mund të vijonte.

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari: Menaxhimin e plehrave e quani menaxhimin e plehrave se ju pëlqen si deabt, ka qenë Fatos Nano që bashkë me një Becchettin, një biznesmen italian shkuar të ndërtojnë një incinerator, dhe e bëri në atë mënyrë që kryetari i bashkisë në atë kohë e bëri kundër. Zoti Rama ka qenë kundër, ai shprehej se inceneratori do ta dëmtonte vendin dhe se importi i plehrave nga Italia, do ta dëmtonte Shqipërinë. Ishin pot ë njëjtët që e kundërshtonin me zell të madh ndërtimin e inceneratorëve në Shqipëri. Kjo panoramë ndryshoi shumë shpejt, në vitin 2011, kur Berisha ishte kryeministër…

Vasilika Hysi: Nuk është pjesë e rendit të ditës…

Rudina Hajdari: Më lër se kam shumë për të folur

Vasilika Hysi: Po vijove me mungesë etike do të të çoj në komsion etike….Mua gishtin mos ma trego se je grua e je nënë, je zonjë…kjo nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Respetko pozicionin e kryetares…

Rudina Hajdari nuk largohet nga foltorja: Nuk më le të mbaroj fjalën…

Lexo edhe :  Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Vasilika Hysi: Të ka mbaruar minutazhi…kërkuar procedurën, po flisnit për çështje jashtë rendit të ditës dhe në bazë të rregullores, unë kam të drejtë të të ndërpres fjalën…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Lajme të tjera

Web TV