Aksidentalisht e famshme/ Gazetarët e ngatërruan mësuesen me një stiliste të njohur dhe kjo i ndryshoi jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

63-vjeçarja Lyn Slater jeton në New York dhe është një mësuese në Universitetin Fordham. Ajo tregon se si disa vite më parë jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

Lyn po priste një mikeshë jo shumë larg nga Qendra Lincoln, ku po zhvilloheshin shfaqjet e ndryshme të Javës së Modës. Disa fotografë që qëndronin aty e ngatërruan gruan me stil për një personalitet të famshëm në industrinë e modës.

“Fotografët më rrethuan dhe filluan të bënin fotografi,” kujton Lyn. “Dy gazetarë japonezë filluan të bënin pyetje. Turistët filluan të mblidheshin dhe të bënin video dhe fotografi me telefonat e tyre, duke menduar se kishin hasur me një figurë madhështore në industrinë e modës. Unë isha e hutuar nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, deri në momentin që arriti mikesha ime dhe po qeshte me situatë. Ajo më tha:Uau, papritur je bërë një ikonë e modës”.

“Unë gjithmonë e kisha adhuruar modën dhe rrobat e pazakonta. Por unë jam një mësuese, dhe profesioni im ka rregullat e veta: Unë duhet të vishem me kujdes kur jam në punë. Kjo ngjarje më inkurajoi, dhe unë vendosa të filloj të hap një blog dhe të shkruaj rreth modës.”, tha ajo për Gray Magazine .

https://www.instagram.com/p/CGkRf-IHJbp/

Doli që moda ishte diçka që e tërhiqte Lyn, dhe nga ai moment ajo filloi karrierën e saj të re shumë të suksesshme. Ajo nuk hoqi dorë nga puna e saj si mësuese, por blogu i saj u bë vërtet popullor pasi shumë e vlerësuan stilin e saj minimalist dhe të guximshëm.

Shumë revista të modës filluan të shkruajnë për Lyn dhe vazhdojnë ende dhe sot e kësaj ditë. Ajo ftohet në shfaqjet e modës dhe merr pjesë në reklama, marka të tilla si Uniqlo , Refinery29 dhe Mango , kanë punuar me të në projekte, dhe agjencia e modelimit Elite Model ka nënshkruar një kontratë me Lyn.

Lexo edhe :  Lëkundje të forta në Greqi, tre tërmete brenda pak orësh

Ajo nuk bën asnjë përpjekje për t’u dukur më e re (nuk pranon të lyejë flokët), por blogun e saj e lexojnë kryesisht moshat 25 deri 35 vjeç.

https://www.instagram.com/p/CGAHqaxnT86/

https://www.instagram.com/p/CFr2JjVn8Mq/

“Vajzat shpesh vijnë tek unë në rrugë dhe më pyesin se çfarë kam veshur. Të rejat shpesh më shkruajnë: Unë kisha shumë frikë nga plakja, por falë teje nuk shqetësohem më. E kuptova që mundemi të mbajmë një frymë rebele dhe dukemi mirë në çdo moshë. Faleminderit! “

Stilistët e preferuar të Lyn janë Yamamoto dhe Rei Kawakubo. Kur i kërkohet të përshkruajë stilin e saj, Lyn përdor katër fjalë: minimalism, avangarde, nonchalance dhe monokrome.

“Kur fillova të shkruaj në blogun tim, befasia më e madhe ishte se mu dha mundësia të takoja kaq shumë njerëz të talentuar dhe interesantë: dizajner, fotografë, stilistë, blogerë, artistë. Mundësitë për bashkëpunim ishin të pafundme,” thotë ajo .

Këtë vit, Lyn u bë një nga yjet e një fushate reklamuese nga Mango të quajtur “A Story Of Uniqueness”.

Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Parashqevi Simaku komunikon me të birin pas shumë vitesh, flet edhe me ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e...

Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Von der Leyen dhe Costa (VIDEO)

Në Bruksel pritet të nisë punimet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderat e vendeve të Rajonit dhe zyrtarët më të...

Ushtarët shqiptarë do të trajnojnë ukrainasit në bazën e NATO-s

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendimin për dërgimin e 4 ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për...

Hyrjet e reja në Bashkimin Evropian/ Përpjekjet e Ballkanit dhe fati i Shqipërisë

Evropa po përjeton “një moment historik”, në të cilin ekziston “perspektiva realiste për të sjellë një ose më shumë vende kandidate në vijën e...

Lajme të tjera

Web TV