Nga Salianji te Tritan Shehu, emrat e njohur në PD të skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Salianji, Tritan Shehu dhe Endri Hasa janë disa nga emrat e skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike.

Burime për Fjala.al, bëjnë me dije se skualifikimi i 13 ish-deputetëve të PD-së të legjislaturës së fundit prodhoi zhurmë, ku përveç emrave të lartëpërmendur, një ditë më parë u mësua se nga lista e propozuar u përjashtua edhe Nadire Meçorapaj, ish-deputete e Vlorës, Romeo Gurakuqi, i cili në 2017 ishte i pari në Shkodër, Lindita Metaliaj që u zgjodh deputete në Lezhë në 2017, apo Fatbardha Kadiu në Durrës.

Mësohet se z.Halim Kosova është dorëhequr vetë, përmes një mesazhi dërguar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku për rrjedhojë nuk është futur në listën e komisionit.

Kujtojmë se nëpërmjet votës kundër anëtarësia e Partisë Demokratike ndëshkoi ish deputetët Hekuran Hoxholli në Korçë, Klevis Balliun në Pogradec dhe Astrit Veliaj në Berat.

Por anëtarësia e PD ishte e ashpër edhe me ish kryebashkiakët, duke përjashtuar tre prej tyre, Bashkim Shehun e Kukësit, Besnik Dushajn e Tropojës dhe Eduard Kaprin e Pogradecit.

Tashmë do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike ajo që do të ketë në dorë listën me 326 emra, ndër të cilët do të përzgjedhë 80% të listës finale, ndërsa në 20% të listës kryesia do të ketë të drejtë të përfshijë edhe emra të tjerë, për të siguruar përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesit.

Lista finale e kandidatëve për deputetë pritet të zyrtarizohet në janar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV