PD akuza Ramës: 5 problemet e projekt-buxhetit 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti të premten hodhi akuza ndaj qeverisë “Rama” në lidhje me projektbuxhetin e 2021.

Përmes një dalje për mediat, Teliti deklaroi se qeveria ka dështuar në krijimin e vendeve të reja të punës, duke theksuar se projektbuxheti i 2021 është klientëlizëm, dështim dhe paaftësi.

Në deklaratën e tij, ai evidentoi 5 problematika që sipas tij, ndodhen tek projektbuxheti i 2021.

Por, cilat janë këto problematika?

Së pari, qeveria do të gllabëroj të gjithë vlerën e shtuar të ekonomisë me anë të huamarrjes, me anë të borxhit. Vetë qeveria parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 830 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që po vetë qeveria ka planifikuar deficitin 2021 në plot 890 milionë euro. E gjithë rritja ekonomike praktikisht do të konsumohet nga tafmaja qeveritare për shpenzime jo produktive.

Së dyti, ligjërohet urdhri “Kap ça të kapësh”. Për të kryer sa më shumë tendera, për të kapur çdo qindarkë që ka mbetur ne arkën e shtetit, për të prerë shiritat elektorale, qeveria për herë të parë në historinë 30-vjecare, autorizon kryerjen që këtë vit të procedurave të prokurimeve publike të vitit tjetër ende pa u çelur buxheti në janarin e vitit të ardhshëm. Fondet ende nuk janë çelur, por institucionet të prokurojnë me urgjencë – urdhëron Rama.

Së treti, ky nuk është buxheti që mbështet biznesin, asgjë për ta, përkundrazi, rriten me 25 milionë euro detyrimet e tyre për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Së katërti, ky nuk është buxheti i pensionistëve, pasi nuk parashikon rritje reale të pensioneve për mbi 650 mijë pensionistë, e jo më për bonusin e tyre për festat e fundvitit.
Nuk është buxheti i familjeve me ndihmë ekonomike, pasi asnjë qindarkë shtesë nuk do të ketë për ta.

Lexo edhe :  Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë

Nuk është buxheti i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, të harruar tashmë nga qeveria e premtimeve boshe, e cila për vitin e ardhshëm do të financojë vetëm 8 mln euro, tre herë më pak sesa viti 2013.

Së pesti, po jo më pak nga rëndësia, ky nuk është buxheti i njerëzve të thjeshtë, i të papunëve, i sipërmarrësve shqiptarë, por është buxheti i oligarkëve të PPP-ve dhe qeveritarëve të shpenzimeve luksoze. 118 milionë euro për PPP korruptive dhe klienteliste dhe mbi 38 milionë euro për rikonstruksione godinash, pajisje zyrash apo blerje makinash.

Teliti theksoi se me këto para mund të ndihmoheshin mbi 1 milionë shqiptarë për 3 muajt e parë të 2021 me paketën Basha për daljen nga kriza, paketë e cila ka kosto mujore prej 52 milionë euro./Re.D/Fjala.al

Të fundit

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV