75-vjetori i OKB, Basha: Do punojmë që Kosova të marrë atë që i takon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar urimeve në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Basha theksoi se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve.

Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë”, shkruan Basha.

Mes të tjerash lideri i PD-së tha se qeveria e ardhshme me në krye atë kryeministër, do të punojë që Kosova të marrë vendimin që i takon në OKB.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet”, përfundon Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV