Balla më të rinjtë në Elbasan: PS do fitojë mandatin ne 3-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një takimi me të rinj në Elbasan në kuadër të ‘FRESSH VOICE’, deklaroi se 25 prilli është ditë me rëndësi për shqiptarët.

Teksa u ndal tek situata aktuale që po kalon vendi ynë dhe mbarë bota, pandemia e covid-it, i bëri apel të rinjve që të ruajnë veten dhe të mbajnë maskat. Mes të tjerash, Basha u shpreh i bindur se PS do të marrë një tjetër mandat të tretë.

Ajo që duhet të diskutojmë është lufta e ditës, përballja me COVID. Elbasani është qarku i 4 për nga numri i të rasteve. Elbasani është një qytet universitar, ku javën e ardhshme një pjesë e vajzave dhe djemve vjen për studime. Apeli im; ju lutem sa më shumë, mbani maskën, lani duart dhe gjithçka që është e mundur që ta parandalojmë. Dikush ka thënë se; “pse i bëni këto takime?”, them se nëse do të mbaheshin në këto distanca takimet, s’ka problem”, tha Balla.

Sipas tij 25 prilli është me rëndësi për Shqipërinë, nuk votohet vetëm për faktin se kush voton për 4 vitet e ardhme, por PS do të marrë një mandat të tretë. “Me rëndësi është se si të kuptohet se si do të jetë Shqipëria në 2030-ën. Përpara zgjedhjeve të vitit tjetër do të paraqesim vizionin tonë se si e shohim Shqipërinë në 2030, ku të rinjtë do të kenë prioritet. Të gjithë e mbajnë mend kur në 2018 dhjetor studentët u ngritën. Na dhanë një shuplakë të merituar”.

Po ashtu, socialisti Balla solli në vëmendje dhe protestat që nisën në mbarë vendin nga studentët në dhjetor të 2018-ës, ndërsa ai pranoi hapur se ajo ishte një shuplakë për qeverinë.

Lexo edhe :  Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Duhet ta kishim kuptuar me kohë atë nevojë që ishte për gjendjen në universitet dhe konvikte. Nëse bëjmë një analizë të qartë dhe objektive në 2013-ën, unë besoj se biem dakord që tashmë për sa i përket Paktit të Universitet jemi në rrugën e duhur.

Kjo për shkak të investimeve në universitete dhe ajo akomoduese. I kam ndjekur punimet në konviktin e Elbasani, janë si hotelet me 2 ose 3 yje. Nuk duhet të harrojmë se për pak ditë bëjmë 1 vit, nga tërmeti i 26 nëntorit, na erdhi dhe një valë tjetër e rëndë, një tërmet i padukshëm. Një armik hileqar dhe dëmet njerëzore janë të mëdha. Edhe pse numri i humbjeve është më i ulët. Këtu gjejnë rastin që të falënderoj Gledin për drejtimin e një operacioni humanitar të shkëlqyer në ditët e mbylljes dhe secilin prej jush”, pohoi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Lajme të tjera

Web TV