Evropa ngre alarmin për një valë të dytë infeksionesh me COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjensia e kontrollit të sëmundjeve e Bashkimit Evropian iu është bashkuar punonjësve të shëndetit për të dhënë alarmin e një vale të dytë infektimesh me COVID, në të gjithë kontinentin, pasi OBSH paralajmëroi një rritje “eksponenciale” të infeksioneve.

Edhe vendet që arriten të shmangin shpërthimet e rënda gjatë valës së parë të infektimit në Europë, kanë shënuar një rritje të rasteve të reja.

Gjermania të shtunën kaloi shifrën e 10 mijë viktimave, si pasojë e virusit Covid-19.

Shtetet kanë rivendosur masat e kontrollit me qëllimin e parandalimit të përhapjes së virusit, duke përkuar me kohën kur shumë vende menduan se kishin triumfuar mbi pandeminë.

Megjithatë, vendet e stresuara nga izolimi dhe vështirësitë ekonomike nuk po ndjekin me përpikëmëri masat e reja kufizuese, pa harruar të rikujtojmë këtu përplasjet në Napoli mes policisë italiane dhe qindra qytetarëve protestues.

Evropa po përballet me një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe me një situatë shumë shqetësuese epidemiologjike”, tha Andrea Ammon, drejtor i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Agjencia deklaroi se të gjitha vendet e BE-së, përveç Qipros, Estonisë, Finlandës dhe Greqisë ranë në kategorinë e “shqetësimit serioz”.

Pasi Spanja u shënua si vendi i parë evropian që regjistroi zyrtarisht një milion raste me Covid-19 në fillim të javës, kryeministri Pedro Sanchez tha të premten se numri real i infeksioneve ishte më shumë se trefishi i këtij numri.

Franca ndoqi Spanjën për numrin e personave të infektuar, ndërsa Gjermania shënoi një rekord të ri ditor me gati 15 mijë raste të reja.

Autoritetet shëndetësore iu kërkojnë qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV