Pesë persona në Kosovë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes 3 automjeteve në rrugën e Aeroportit në zonën e njohur si Harilaq.
Lajmin e konfirmon zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai i bën apel drejtueseve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Të lënduarit kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha.
la.mi/Fjala.al