Një grup të rinjsh me aftësi të veçanta vizitojnë stadiumin “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo fundjavë ka qenë ndryshe për stadiumin kombëtar “Air Albania”. Një grup të rinjsh me aftësi të veçanta kanë vizituar dhe kanë kaluar disa orë në ambientet e këtij impianti. Për shumë prej tyre ishte hera e parë që hynin në stadium dhe kjo ishte një mundësi e mirë për të promovuar sportin për këtë komunitet.

Vizita u organizua përmes bashkëpunimit dhe kujdesit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Fondacionit DSA (Down Syndrome Albania). Qëllimi i aktiviteteve të tilla është që fëmijët të jenë sa më të pavarur në jetën e tyre të përditshme dhe të kenë sa më shumë qasje ndaj sportit.

FSHF ka qenë vazhdimisht e angazhuar në mbështetjen e iniciativave sociale përmes bashkëpunimit me shoqata të ndryshme. Edhe në të kaluarën drejtues të Federatës apo edhe futbollistë të Kombëtares kanë marrë pjesë në shumë iniciativa sociale, ku në fokus kanë qenë të rinjtë me aftësi të veçanta.

Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synimin për të ndërgjegjësuar, informuar si edhe promovuar të drejtat e nevojat e të rinjve me aftësi ndryshe, që të kenë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe pranë sportit.

Të fundit

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në...

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me...

Lajme të tjera

Web TV