Shëndeti i zemrës, vlerat e lëngut të domates

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët. Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për një numër të lartë vdekjesh, ekspertë të ndryshëm këshillojnë kura të shumta për të përmirësuar shëndetin tuaj. Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetshme. Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash.

Sipas një studimi të publikuar në Food Science & Nutrition, të cilit i referohet AgroWeb, lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut. Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioaktive, siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi. Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmunjdet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë

Sipas një studimi 1-vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës. Gjatë kësaj periudhe këta persona konsumuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml. Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët. Sipas guidës së ekspertëve, lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie

Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak. Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë. Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet, nëse konsumoni lëng domatesh. Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 javë, sipas ekspertëve, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak. Kryesisht kjo është e vërtetë për gratë në moshë të mesme, rreth sipër të 50-ave. Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë, ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës.

Të fundit

Karnavalet e Shkodrës, përgatitje për spektaklin e veçantë të qytetit

Nga data 17-23 shkurt do të zhvillohen Karnavalet e Shkodrës, një aktivitet që do të sjellë spektakël për qytetin....

Alergjitë nisin më herët/ Mjekët: Shtohen fëmijët e prekur

Me afrimin e pranverës nuk vijnë vetëm temperaturat më të ngrohta. Çelja e mimozave, akaciave apo poleneve të tjera sjellin shqetësime e para për...

Tiranë, babai kallëzim në polici: Kam humbur kontaktet me djalin

TIRANE Një shtetas ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, 27 vjeç, që prej...

Çfarë ndodhi me fëmijët e Marie Antoinette pas vdekjes së saj?

Pas vdekjes së Marie Antoinette dhe Louis XVI, vetëm dy fëmijë mbetën gjallë: Louis Charles dhe Marie Thérèse Charlotte. Të konsideruar të rrezikshëm nga...

Zgjedhjet parlamentare/ Kosova voton, pjesëmarrja 8.33 përqind deri në orën 11:00

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV