Janë apo jo në një lidhje? Arilena Ara zbulon raportin që ka me menaxherin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ditën e djeshme, Popi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” dhe tregoi gjithçka për raportet me këngëtaren. Dyshja janë njohur në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që Popi punonte aty.

Më tërhoqi vëmendjen sapo e pash. Kishte një stil të veçantë dhe një karakter të fortë si një vajzë adoleshente. Me një fëmi 13-14 vjeç nuk mund të kisha asgjë tjetër, përveçse ta shihja si fëmijën tim,” tha Popi, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asnjë histori dashurie.

Pas kësaj, Arilena e surprizoi menaxherin me një lidhje në “Skype”.

Doja vetëm një minutë të bëhesha pjesë e këtij bashkëpunimi mes jush. Doja të ndaja diçka shumë të vërtetë dhe të sinqertë, sepse nuk më bie rasti të flas për Popin, sepse është sfidë për mua, nuk është e lehtë të flasësh për Popin. Nuk ekzistojnë fjalë, apo ndjesi të artikuluara që mund të shprehin respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm që sot ke fatin ta kesh në studio,” u shpreh Arilena.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien që ka me të, këngëtarja u përgjigj: “Absolutisht si një nga marrëdhëniet më të pastra, të bukura, naive dhe të pafajshme dhe absolutisht dashuritë më të mëdha që mund të ekzistojnë përtej çdo gjëje, përtej dashurisë që ka madje një prind për fëmijën e tij”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV