‘Ligjet’, rrëzojnë dekretin e Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të votuara pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare.

Në mbledhjen e sotme që ka zgjatur për të paktën dy orë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve hodhën për votim dekretin 15 vota kundër dhe 2 pro.

Votimi vjen në një kohë kur lidhur me dekretin e Metës nuk është shprehur ende Komisioni i Venecias, të cilës kreu i shtetit i ka kërkuar opinion.

Komisioni Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi bëri dy herë thirrje që rivotimi në Kuvend të bëhet pas publikimit të Opnionit të Venecias.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama se nuk mund të presin asnjë sekond, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nga Venecia do të adresohen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më herët vetëm me votat e maxhorancës si edhe të disa deputetëve nga opozita parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Nga Mero Baze Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë....

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano,...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Lajme të tjera

Web TV