A ka dhënë efekt mbajtja e maskave? Ja si përgjigjet Brataj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se duhen deri në 3-4 javë që mbajtja e maskave të japë efektin e saj.

Brataj ka folur në emisionin Repolitix për rritjen e rasteve ditore dhe rregullin e ri, veçanërisht për rëndësinë e maskës, duke thënë se spërklat kanë rreth 70-100 viruse.

“Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë. Për këtë mund ti referohemi Kosovës që pati një rritje dhe maksa i uli numrat. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave që ne nxjerrim dhe sasivnë e virusit që nxjerrim. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave dhe të virusit që mbajnë.  

Nëpërmjet ajrit nuk kishte një studim që të thoshim përhapet dhe në çfarë mase. Dihet që viruset përhapen në ajër smund ta përjashtosh domethene këtë. Fakti që gjatë një bisede të lirë një person i infektuar mund të nxjerrë 600 deri në 1000 spërkla në 1 minutë ato mund të shkojnë deri në 1 metër distancë.  Spërklat kanë 70-100 viruse.  Më problem është kolla dhe teshtitja.

Maksa me filtër është për mikrobe dhe pluhura. Maska profesionale deri në 99% të mbron. Virusi kalon përmes spërklave. Jemi në mes të rrebeshit. Mjafton edhe një shall ta vësh para fytyrës të mbron, ndoshta jo si maska por të mbron”, theksoi Brataj.

Ndërkohë në vendin tonë vijojnë shifrat e larta ku ditën e sotme janë shënuar 6 viktima dhe 311 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me kampet italiane në Shqipëri

Komisioni Evropian prezantoi të martën një rregullore të re që, nëse miratohet, do t’u mundësojë vendeve anëtare të transferojnë...

Paga mesatare arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve

Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend. Instituti...

Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën, populli po zgjedh një parlament të ri. Pak më...

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, ja një nga simptomat e para

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një...

Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO, gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të kryebashkikaut të Tiranës, Erion Veliaj. Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të...

Lajme të tjera

Web TV