Aksident në aksin Korçë-Bilisht, plagoset rëndë një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një person është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në afërsi të fshatit Belorta. Ende nuk ka asnjë informacion për personin e plagosur, por bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku dhe do të marrë ndihmën e nevojshme.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama: Është projekt serioz dhe nuk ka lidhje me Trump

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku...

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç. Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive. Sipas...

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit...

Lajme të tjera

Web TV