COVID-19/ Qeveria i jep 46 mln lekë Akademisë së Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar të mërkurën një shtesë fondi prej 46 milionë lekë të vjetra për buxhetin e Akademisë së Shkencave për vitin 2020 që do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me Covid-19.

Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Vendimi i plotë

Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020, miratuar për Akademinë e Shkencave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV