Në Festën Kombëtare të Greqisë parashikohet që të mbahen homazhe për pjesëtarë të komunitetit grek të minoritarëve në varrezat e ushtarëve grekë në Grykën e Këlcyrës.
Burimet për mediat bëjnë me dije se policia ka ngritur postbllok në vendin e quajtur ‘Ura e Leklit’, për të parandaluar çdo incident të mundshëm gjatë mbajtjes së homazheve.
Ceremonia pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa nuk dihet se sa do të jetë numri i pjesëmarrësve./Re.Gu/Fjala.al