“Kisha simptoma të lehta”/ Kreu i Bashkisë Gjirokastër infektohet me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi është infektuar me Covid19. Pas publikimit të lajmit në media, ai ka reaguar në lidhje me shëndetin e tij dhe dyshimeve se është prekur nga COVID-19.

Në një postim në Facebook, Golemi shkruan se ka shfaqur disa simptoma të lehta një ditë më parë të ngjashme me COVID-19 dhe ka vendosur të izolohet në banesë për të mos rrezikuar persona të tjerë.

Ai shprehet se pret përgjigjen nga ISHP-ja dhe do vijojë të ndjekë detyrat dhe punën nga shtëpia.

Miq, pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me COVID-19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt.

Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen nëse jam apo jo i infektuar me koronavirus. Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia. Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pres rikuperimin e plotë për t’iu rikthyer sërish angazhimeve si më parë.

Ju falënderoj për qindra mesazhe e telefonata që kam marrë fill pas publikimit të nxituar të lajmit në disa media. Duke u kujdesur për veten dhe familjen tuaj do ta mbani larg COVID-19 dhe së bashku do ta fitojmë luftën me armikun e padukshëm. Ju përshëndes!”, shkruan Golemi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV