Mbahet sot Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, pjesëmarrës zyrtarë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit do të mbahet sot online i organizuar në Kuvendi i Shqipërisë.

Në Forum do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo si dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli.

Nga Shqipëria pjesëmarrës në forum do të jenë vetë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Ndërkaq pjesëmarrës të tjerë do të jenë zyrtarë të lartë nga rajoni si kryeparlamentarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi si dhe senatorë amerikanë, zyrtarë nga OKB dhe Mbretëri e Bashkuar.

Vetëm disa ditë më parë Shqipëria iu bashkua përpjekjes kundër Anti-Semitizmit duke kaluar në Kuvend rezolutën që adreson këtë problem.

Sot, në orën 16:00, fillon Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Pompeo dhe Presidentit të Parlamentit Europian Sassoli.

Forumi kundër Antisemitizmit organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit. (online)

Në Forum, i cili do të çelet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Izraeli, senatorë nga SHBA si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e vende të tjera”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Lajme të tjera

Web TV