A i trembet përballjes me Topallin? Basha i prerë: Jo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për partinë e re të prezantuar një ditë më parë nga Jozefina Topalli “Lëvizja për Ndryshim”.

E pyetur nga gazetarët nëse i trembet përballjes me Topallin, kryedemokrati tha prerë se jo, duke shtuar se prioritetet e tij i përcakton interesi publik dhe askush tjetër.

Jo. Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, askush tjetër”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera Basha tregoi edhe hapat e mëtejshëm të opozitës, nëse mazhoranca miraton sot në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Basha tha se Rama është armik i shqiptarëve dhe i integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas tij, hapi i radhës janë zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita do të bëjë gjithçka për ta larguar.

Problemi është se në krye të Shqipërisë sot është një armik i shqiptarëve. Ai po sakrifikon të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Hapi i parë janë zgjedhjet e 25 prillit. Do bëjmë gjithçka për ta larguar një njeri që shkel mbi jetën e shqiptarëve, por edhe mbi të ardhmen tonë evropiane. Është një armik i dëshmuar i integrimit të Shqipërisë.

Kur po fusnim vendin në NATO, bënte demonstrata. Kur ishim gati të merrnim statusin kandidat, bllokoi tre ligjet. Tani, nëse i shkon marrëzisë deri në fund, po bllokon konferencën e parë ndërkombëtare, për shkak të makthit që e ka kapluar. E pret humbja më e thellë e ndëshkimi më shembullor.

Do të japë përgjegjësi për gjithçka ka kryer. Nuk ka formulë që shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Akti i vetëm i përgjegjshëm do të kishte qenë të zhvillonte zgjedhje normale, por sido që të jetë hakun do ta marrë. Nuk ka për t’i ikur hakut të shqiptarëve”, theksoi kreu i PD./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Letra e Melania Trump drejtuar Putinit: Mbroni fëmijët në Rusi dhe Ukrainë

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, i ka drejtuar një letër Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij...

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë ishte respekti ndaj mendimit ndryshe....

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”/ Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo pas një incidenti që ndodhi në...

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut, të shkaktuara nga një valë...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Lajme të tjera

Web TV