Agron Llakaj fiton betejën me Covid, mesazhi i aktorit nuk duhet humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infektimit të Covid-19 nuk i ka shpëtuar as aktori Agron Llakaj, i cili, së bashku me bashkëshorten, ka luftuar për disa javë me virusin që po merr mijëra jetë në të gjithë botën. Për fat të mirë, Llakaj dhe bashkëshortja kanë dalë me sukses nga e gjithë kjo betejë e keqe, pasi, më në fund, kanë rezultuar negativë në ritestimin e kryer.

Ndjesitë që i la kjo gjendje, aktori dhe drejtuesi i “Al Pazar” i ka ndarë me publikun, madje edhe u ka dërguar një mesazh të gjithë atyre që e neglizhojnë praninë e tij apo edhe refuzojnë të përdorin maskë.

Të dashur miq! Më në fund, pas një beteje relativisht të moderuar me covid 19, pas rreth 20 ditësh, ime shoqe Kostandina dhe unë morëm përgjigjen ‘negativ’ të tamponit. Ne ia dolëm, me qetësi dhe pa panik… Në mbështetje të njëri-tjetrit, por me kujdesin absolut dhe të vajzës sonë, Alkida, që nuk mori parasysh rriskun për vete, por na shërbeu deri në momentin e kapërcimit të situatës. “Kush ka vajza, botën ka”, thotë kënga.

Pasi falënderon dhe u shpreh mirënjohjen mjekëve dhe personelit mjekësor që i ka shërbyer, aktori i njohur thotë se së shpejti do të kthehet në “Al Pazar”, me më shumë dëshirë dhe pasion. Por nuk mund ta mbyllë mesazhin e tij edhe me një kërkesë për të gjithë miqtë që e ndjekin.

Dhe në fund, dy fjalë për të gjithë. Jeta e çdonjërit prej nesh është dhurata më e bukur që Zoti na ka falur. Zoti ju ruajt dhe paçi shëndet në familjet tuaja. Le të gëzojmë me njëri-tjetrin për çdo ditë që Zoti na fal.

Koha të duam dhe të mbështetim më shumë njëri-tjetrin në këtë luftë duke zbatuar protokollin e ISHP-së. Mos e neglizhoni maskën, distancimin fizik dhe social, të cilat sjellin më pak njerëz të infektuar. Zoti qoftë me të gjithë ne! Një ditë do jemi në një përqafim të madh”, përfundon mesazhin aktori./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Të fundit

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Lajme të tjera

Web TV