Ç’duhet të dimë për valën e dytë të pandemisë së vitit 1918?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e vitit 1918 ishte përhapur asokohe në tre valë, nga pranvera e vitit 1918 deri në dimrin e vitit 1919 – duke vrarë 50 milionë deri në 100 milionë njerëz në të gjithë botën.

Vala e parë në pranverën e vitit 1918 ishte relativisht e butë. Shumica e vdekjeve ndodhën në vjeshtën e vitit 1918, vala e dytë dhe njëherësh më e rënda e këtij gripi.

Ekspertët e Shëndetësisë presin që infeksionet e COVID-19 të rriten këtë dimër pasi virusi që shkakton këtë sëmundje është një koronavirus, dhe koronaviruset e tjerë përhapen më shumë gjatë dimrit.

Në ajrin dimëror, më pak të lagësht, grimcat që mbajnë virus mund të qëndrojnë në ajër më gjatë. Për më tepër membranat tona të hundës janë më të thata dhe më te prekshme nga infeksioni në dimër.

Derisa moti bëhet më i ftohtë, ne kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura pa ajrosje të mjaftueshme që do të thotë se sëmundja ka gjasa më larta të përhapjes.

Pse vala e dytë ishte më vdekjeprurëse?

Ekzistojnë disa mundësi pse vala e dytë e vitit 1918 ishte kaq e tmerrshme, duke përfshirë ndoshta mundësinë e pësimit të mutacionit si dhe modelet e lëvizjes ose edhe sjelljes njerëzore në atë kohë.

Dimri reflektonte edhe me përhapje të gjerë të gripit, derisa njerëzit qëndronin më shpesh të mbyllur brenda shtëpive të tyre.

“Ndoshta nuk arriti që të infektonte kaq shumë njerëz në pranverë”, u shpreh John Barry autor i librit The Great Influenza.

“Pastaj një mutacion mjaftoi që të rezultonte me këto infektime dhe ndoshta ishte gjithashtu më virulent”, shtoi ai.

Tek pacientët me Gripin Spanjoll, sëmundja e pneumonisë zhvillohej dhe operonte shpejt duke vrarë njerëzit deri në ditën e dytë.

Përpjekjet për Luftën e Parë Botërore veçse kishin filluar, përhapja e shfrenuar u “ndihmua” edhe nga lëvizjet e trupave dhe kampet e mbingarkuara ushtarake.

Një pengesë e madhe ishte mungesa e njohurive për karakterin, sjelljen dhe ashpërsinë e virusit.

Pandemia erdhi përpara ndërgjegjësimit të njerëzve se si mund të operojë një virus, dhe si të menaxhohej sëmundja.

Vërshimi i valës së dytë bëri që disa njerëz dhe mjekë të mendonin se kishin të bënin me një sëmundje tjetër, ndryshe nga ajo në pranverë.

Avantazhi i ditëve moderne

Tani nëse ecim përpara në vitin 2020. Përparimet e shumta shkencore na kanë dhënë një avantazh të lehtë në zbutjen e përhapjes dhe efekteve të sëmundjeve të frymëmarrjes si gripi dhe COVID-19.

Lexo edhe :  Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse ...

Përmirësimet teknologjike iu kanë lejuar studiuesve të shohin qelizat dhe viruset përmes mikroskopëve elektronikë dhe kristalografisë me rreze X, që iu mundëson gjithashtu edhe kapjen e miliona imazheve të tyre.

Mikrobiologët tani mund të izolojnë, identifikojnë si dhe të përshkruajnë strukturën e viruseve.

Megjithëse kemi teste të koronavirusit, një e metë qëndron se nuk ekzistojnë aftësitë e mjaftueshme testuese, dhe testimi zgjatë shumë, sipas reporters Gina Kolata.

Gjendja rëndohet pasi simptomat e koronavirusit ngjasojnë me ato të gripit, gjë që mund të ngarkojë sistemin e testimit”, u shpreh ajo.

Vitet e progresit shkencor na kanë mësuar se si sëmundjet e frymëmarrjes përhapen nga pikat e frymëmarrjes mes kontaktit të ngushtë, si dhe nga higjiena e pamjaftueshme. Sidoqoftë, për të qenë efektivë, këto përparësi shkencore dhe mjekësore kërkojnë pajtueshmëri nga publiku.

Çfarë mund të bëjmë?

Duke marrë parasysh që rastet me COVID-19 janë në rritje dhe mund të rriten këtë dimër, ka gjëra që mund të bëjmë për të ndaluar përhapjen.

Masat paraprake si distancimi fizik, shmangia e grumbullimeve dhe udhëtimet e panevojshme, larja e duarve dhe mbajtja e maskave janë akoma të rëndësishme.

Grumbullimi i artikujve ushqimorë si dhe i artikujve mjekësorë – mund të ndihmojë në kufizimin e udhëtimeve në dyqane, duke ulur kështu shanset e përhapjes.

Në vitin 1918, nuk kishte një vaksinë të aprovuar për përdorim. Kësaj radhe me koronavirusin programi Operation Warp Speed si dhe programe të tjera janë duke testuar vaksinat për të qenë në gjendje të trajtojnë publikun potencialisht deri në pranverën e vitit 2021.

Ajo që ende ka vlerë të madhe është edhe marrja parasysh e udhëzimeve shëndetësore nga autoritetet lokale për sa i përket njohurive shkencore.

Nëse distancimi shoqëror dhe maskat janë efektive kundër koronavirusit, nëse jemi me fat, ato mund të rezultojnë efektive edhe kundër gripit”, u shpreh Kolata.

Unë do të shpresoja që njerëzit t’i marrin vaksinat kundër gripit – jo se ato janë 100 për qind efektive, por sigurisht që ndoshta do të ishte më mirë se sa asgjë”, shtoi reporterja./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Nuk ka largim nga “Anfield”, Virgil van Dijk rinovon me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk i ka dhënë fund spekulimeve mujore rreth të ardhmes së tij duke rinovuar kontratën.  Marrëveshja e mëparshme e holandezit do...

Kërkoi përjashtim të trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për Berishën

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit...

Lajme të tjera

Web TV