Evis Kushi kërkoi mësim në auditorë për vitet e para, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i dërgoi një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit duke i kërkuar që studentët e viteve të pra të zhvillojnë mësimin në Universitetet përkatëse për një javë dhe më pas online.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9.

Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, shkruhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.

Kjo kërkesë e ministres Kushi ka marrë përgjigje negative nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila i ka bërë të ditur ministres Kushi se kthimi i studentëve për një javë në bangat e auditorëve është e pamundur.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që studentët të mos kthehen në auditore dhe të zhvillojnë mësimin online për një muaj./r.g/Fjala.al

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV