Kosova me masa të reja anti-COVID, reduktohet numri i punonjësve në privat dhe shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova do të reduktojë numrin e punonjësve në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe ato private për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19.

Lajmi është publikuar nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili në një konferencë për mediat deklaroi se ato institucione që do të punojnë me kapacitete të plota do jenë shëndetësia dhe siguria.

Zemaj theksoi se institucionet publike dhe private iu ndalohet organizimi ku ka grumbullim të njerëzve.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare lejohet të mos paraqiten në punë, por angazhimi i tyre kalon online”, tha ai.

Sipas tij, edhe personat mbi moshën 65-vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16:00 deri në 19:00, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore.

Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private mbahen vetëm online. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete. Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha ministri.

Zemaj tha se është në diskutim kontrolli në pika kufitare./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV