Emri/ U hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, identifikohet pacienti që i dha fund jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele dhe që ka lidhje me situatën e pandemisë Covid-19.

Në Spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” shënohet viktima e tretë jo nga sëmundja për të cilën ata janë shtruar, por duke u hedhur nga lartësia.

52- vjeçari Preng Gjonaj nga Tropoja i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm rreth orës 03:10 minuta për arsye ende të panjohura plotësisht.

Ky është rasti i tretë që ndjek fatin tragjik të Hasan Mirës, 65 vjeç, i cili u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte shtruar në këtë spital në fund të muajit gusht dhe më 2 shtator ndërmori aktin e rëndë.

Ndërkohë, më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Xhino Koça, 29 vjeç ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërkohë që policia po heton për rastin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV