Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS realizon ambiciet e tuaja, ne nuk iu përdorim ‘mish për top’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me të rinjtë, tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdorë njerëzit mish për top. Drejtuesi politik i PS për Qarkun, tha se ndarja mes PS dhe partive te tjera është e qartë.

Kur dëgjoj organizime të tipit: batalioni, divizioni – me terma ushtarakë, – them: luftë me kë? Ne jemi të gjithë shqiptarë. Ti mund të kesh luftë për ide, por të thuash që jemi batalioni i Azem Hajdarit, do vishemi si të fortë e do terrorizojmë Tiranën, është turp për emrin që i kanë vënë, turp edhe për faktin se jemi në 2020 dhe muskujt shihen si epërsi.

PS nuk do te jetë kurrë një parti që do i çojë njerëzit mish për top. Për çfarë? Për të bllokuar lodrat tek liqeni. U thonë: “hajde bllokojmë Astirin”, “shqyhemi me policinë”, kurse shefat janë duke ngrënë dreka e darka luksoze. Këto parti janë grupime që i përdorin kryesisht të rinjtë si mish për top,” u shpreh Veliaj.

Por, ai siguroi se ndryshe nga partitë e tjera, ku anëtarët e thjeshtë përdoren si mish për top, kurse ata që kapin majat janë fëmijët e ish-drejtorëve, ish-politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë, Partia Socialiste nuk ka kete model.

Kryebashkiaku tha se ambiciet e Partisë Socialiste dhe të FRESSH-it dallojnë shumë nga ato të çdo forumi tjetër.

Ti mund të kesh ambicie të pish një birrë falas më një parti në Jalë, por unë besoj se njeriu duhet të ketë një ambicie shumë herë më të lartë. Patjetër, mund të jetë një ambicie, si tek ai forumi tjetër që thoshte se kjo Karta e Studentit nuk të jep një kafe falas, mund ta kesh ambicien komplet mediokre dhe të zgjohesh në mëngjes e të thuash ku do kap një kafe qyl, por kjo është shumë e vogël si ambicie.25 prilli

 

Lexo edhe :  Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Ndërkohë, ambicia që ka ky forum është një ambicie tashmë e realizuar. Një pjesë janë deputetë, këshilltarë bashkiakë, një pjesë kanë marrë drejtimin në Njësi dhe besoj që duhet të flasim për këtë ambicie që mund të realizohet në Partinë Socialiste të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

Për të gjitha këto arsye ai tha se edhe vetë anëtarët e këtyre forumeve nuk e gjejnë më veten në lidershipin e partisë së tyre.

“Me një vajzë apo me një djalë të FRPD-së kemi më shumë ngjashmëri ne, sesa Lul Basha, sepse një vajzë e thjeshtë demokrate nuk vë gjoba. Ata nuk kanë pasaporta holandeze, as vila në Lundër e në Lalëz, ndaj duhet të flasim me ta jo si armiq, jo si kundërshtarë, por si cuna e goca të këtij qyteti të ngjashëm me ne, që i kanë hallet dhe ambiciet si tonat,” deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se sfida për Partinë Socialiste është të thyejë rekordin e vet të 2017-ës dhe të dalë më mirë seç doli në rekordin e fundit që pati./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Lajme të tjera

Web TV