Vetëvrasja e pacientit/ Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”: Na ka tronditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” duke e çuar në tre numrin e viktimave të vetëhedhur në këtë spital.

Raportohet se 52-vjeçari Preng Gjonaj, me origjinë nga Tropoja, ndodhej i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” prej gjashtë ditësh.

Mësohet po ashtu se 52-vjeçari ishte në gjendje të rënduar dhe është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi i shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes. Ai theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Pacienti ishte i shtuar te ne më 25 tetor. Në emër të stafit të spitalit i shprehim ngushëllimet më të ndjera të sinqerta familjarëve të pacientit. Sipas të dhënave që kemi që nga shtrimi e deri në momentin e fundit, pacienti nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jo normale.

Ky është një moment shumë i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shërimin e pacientëve. Atëherë, është momenti të respektojmë dhimbjen e familjareve dhe të mjekëve”, tha Kapisyzi.

Ndërkohë, vijon marrja në pyetje e familjarëve të pacientit. 52- vjeçari Preng Gjonaj nga Tropoja i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm rreth orës 03:10 minuta për arsye ende të panjohura plotësisht.

Ky është rasti i tretë që ndjek fatin tragjik të Hasan Mirës, 65 vjeç, i cili u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte shtruar në këtë spital në fund të muajit gusht dhe më 2 shtator ndërmori aktin e rëndë.

Lexo edhe :  Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Ndërkohë, më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Xhino Koça, 29 vjeç ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Lajme të tjera

Web TV